Chuck Norris, një nga figurat më të njohura të arteve marciale dhe kinemasë aksion, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Ai u shtrua në spital në Hawaii të enjten, ndërsa familjarët konfirmuan lajmin e trishtë të premten në mëngjes përmes një deklarate zyrtare.

“Për botën, ai ishte simbol i forcës, aktor dhe mjeshtër i arteve marciale. Për ne, ishte një bashkëshort i devotshëm, baba dhe gjysh i dashur, si dhe shtylla e familjes sonë,” thuhet në reagimin e tyre.

Gjatë karrierës së tij, Norris u bë një ikonë e padiskutueshme e filmave aksion dhe fitoi famë botërore edhe për rolin në serialin Walker, Texas Ranger. Ai gjithashtu u shfaq përkrah legjendës Bruce Lee në filmin The Way of the Dragon.

Përveç aktrimit, Norris ishte një kampion i vërtetë në arte marciale, duke mbajtur grada të larta në disa disiplina, përfshirë xhudon, Brazilian Jiu-Jitsu, karatenë, taekwondon, Tang Soo Do dhe Chun Kuk Do, ku arriti nivelet më të larta të mjeshtërisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *