Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare legjenda e futbollit anglez, Sir Bobi Çarlton.
Lojtari legjendar i Mançester United mbylli sot sytë për herë të fundit pas një beteje të gjatë me sëmundjen e demencës.
Kampion i botës me Anglinë në vitin 1966, Topi i Artë 1966 dhe shënuesi i 199 golave për Mançester United ishte një nga emrat e mëdhenj të futbollit anglez. Për arritjet dhe kontributin e tij të papërsëritshëm për futbollin anglez, Çarlton u dekorua në vitn 1994 nga mbretëresha Elizabet si kalorës i kurorës britanike.