Marti Ahtisari ndërroi jetë në Helsinki të Finlandës në moshën 86-vjeçare pasi në vitin 2021 ishte tërhequr nga jeta publike si pasojë e një sëmundje.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Marti Ahtisari. Marti Ahtisari besonte në njerëzimin, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së” – thuhet në njoftimin e presidencës finlandeze.
Marti Ahtisari në vitin 2007 hartoi kornizën e parë kushtetuese prej nga lindi shteti i Kosovës. Kjo kornizë njihet si Pakoja e Ahtisarit e cila ngjalli shumë reagime dhe protesta me argumetin se krijonte një shtet me kompetenca të cunguara dhe u jepte serbëve statusin e një komuniteti të veçantë.
Marti Ahtisari është nderuar dhe me çmimin Nobel për Paqen.