Ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT-së, Enver Sheshi, administrator i kompanisë “Leli-17’sh.p.k” i arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit.
Sheshi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në qelinë e burgut 313-në në Tiranë dhe menjëherë është njoftuar ambulanca që e ka transportuar drejt spitalit, ku raportohet se ai ka ndërruar jetë. Ende po punohet për dokumentimin e ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në vdekjen e tij.
Enver Sheshi akuzohej se kompania e tij kishte marrë pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit.