Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si “Shemi”, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, gjatë mesnatës, sipas raportimeve të mediave nga Kosova.
Autoritetet lokale dyshojnë se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër, megjithëse hetimet janë ende në zhvillim.
Shemi ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës shqiptare, pjesë e grupit të famshëm “Ilirët”. Ai u bë i njohur për interpretimin e këngëve që u bënë simbol kombëtar, përfshirë këngën e njohur “Xhamadani vija vija”, e cila vazhdon të mbetet një nga himnet e muzikës popullore moderne.

