Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeshtri i humorit shqiptar, Zef Deda.

Ai mbylli sytë në Shkodër dhe përcjellja për në banesën e fundit do të kryhet të shtunë me homazhe te “Teatri Migjeni”.

Zef Deda ishte një nga ikonat e Estradës së Shkodrës dhe spikati me qindra rolet e tij në teatër dhe në skenat e shumta humoristike.

Zef Deda iu rikthye aktrimit në vitin 1996 pas emigrimit disa vjeçar, ndërsa u konsiderua si Charlie Chaplin shqiptar. Ai u përjetësua në kujtesën e shqiptarëve si “kunati i shokut Xhemal”Deda vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *