Kristiano Ronaldo ka thyer heshtjen si asnjëherë duke hedhur akuza të rënda ndaj teknikut të Mançester Juynajtid, Erik Ten Hag dhe pronarëve të klubit për mungesë respekti ndaj tij. Në një intervistë për “Talk Tv” , Ronaldo shpjegoi se trajtimi i tij në klub gjatë kohëve të fundit ishte fyes për të dhe se raporti me Ten Hag nuk ekziston pasi futbollisti qartësoi se ai nuk ka respekt për trajnertin e tij. “Mënyra si jam trajtuar kohët e fundit ka qene shumë fyese për mua. Nuk mund t’i kërkosh një lojtari si unë të hyjë në fushë tre minutat e fundit siç ndodhi ndaj Totenhemit. Nuk mund të justifikohesh për mosaktivizimin tim në derbin ndaj Sitit se gjithçka u bë për të më respektuar mua pasi ata po fitonin me rezultat të thellë. Këto janë vetëm justikifime. Unë nuk kam kimi me trajnerin tim dhe kjo është krejt e qartë. “- tha Ronaldo. Pesë herë fituesi i topit të artë theksoi se në klub ka dhe të tjerë persona që nuk e duan duke fajësuar dhe pronarët amerikanë të klubit për keqmenaxhim: “Nuk është vetëm trajneri që nuk më do në ekip. Janë dhe dy-tre njerëz të tjerë. Situata e krijuar është përgjegjësi e pronarëve të klubit. Tifozët kanë shfaqur shpesh pakënaqësi ndaj tyre, por nuk shoh që ata të kenë reflektuar dhe problemet mbeten të njëjtat. Unë u kam dhënë disa këshilla, por nuk jam dëgjuar.”- shtoi ai.

Për Ronaldon, do të jetë e vështirë që Mançester Junajtid të përfundojë në katër më të mirat këtë sezon ndërkohë që uron që Arsenali të fitojë Premier Ligën pasi me paraqitjet e deritanishme kanë bindur çdokënd. “Do të jetë e vështirë që Junajtid të marrë një nga katër vendet e para. Në luftën për titull shpresoj të fitojë Arsenali. Kanë një ekip shumë të mirë dhe deri në këtë fazë të sezonit po bëjnë mjaft mirë.”- theksoi portugezi.

Lidhur me të ardhem e tij, Ronlado e la të hapur mundësinë e largimit në janar, por pa specifikuar diçka rreth destinacionit të ardhshëm. Ai theksoi se ëshë fokusuar në botërorin e Katarit, ku si favoritë sheh Francën, Argjentinën dhe Spanjën. Portugalia dhe Anglia, sipas tij kanë shanse të barabarta për të triumfuar. “Favorite shoh Francën, Spanjën dhe Argjentinën. Besoj se Portugalia dhe Anglia kanë përafërsisht shanse të barabarta për të fituar këtë trofe.” – përfundoi Ronaldo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *