Tirana është e tejmbushur me emra rrugësh nga më të çuditshmit, pa kurrëfarë përmbajtje apo domethënie historike.

Mirëpo në Tiranë ekziston dhe një rrugë me emrin e një oligarku.

Në zonën mes Kopshtit Zoologjik dhe Kodrës së Diellit, ndodhet një rrugë me emrin e Shkëlqim Fushës, oligark i përfolur më së shumti se do ndërtonte në zonën e Teatrit Kombëtar.

Gazetari Isa Myzyraj ishte ai që e referoi këtë rast si fenomen normal në një vend ku asgjë nuk përbën më habi.

“Tani e vërteta është se në këtë vend pothuajse asgjë nuk të bën më çudi! Por, që një oligarkbqë njihet veç për tendera, kompani ndërtimi dhe biznese, të ketë një rrugë me emrin e tij në kryeqytetin e vendit, më duket jashtë çdo logjike të shëndetshme.”- shkruan Myzyraj.

Shkëlqim Fusha është akuzuar si një nga përfituesit e truallit të Teatrit Kombëtar ku pretendohet se ai planifikon të ndërtojë kulla për aktivitetin e tij privat. Fusha u akuzua nga disa media dhe nga opozita se pagoi 1800 euro për dy netë rezervim në një hotel luksoz ku qëndroi Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *