Një episod i çuditshëm ndodhi në përballjen mes Adana Demirspor dhe Gallatasarait, kur gjyqtari dha një penallti për ekipin nga Stambolli në minutën e 26-të, pasi Mertens u rrëzua në zonën kundërshtare.
![img44251png | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/img_4425-1-1.png)
Lojtarët dhe stafi i Adana Demirspor e kundërshtuan ashpër vendimin, duke pretenduar se Mertens kishte simuluar. Pamjet nga VAR treguan se sulmuesi belg e kishte ekzagjeruar rënien e tij në zonë, megjithatë gjyqtari nuk e ndryshoi vendimin. Kjo solli indinjatë dhe lojtarët e Adana Demirspor vendosën të bojkotonin ndeshjen.