Serbia shkon në zgjedhje të reja parlamentare më 17 dhjetor dhe fushata ka nisur menjëherë nga spektri politik në vend.

Aleksandër Vuçiç e nisi fushatën me zotimin se ai nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që disa nga kundërshtaret e tij duket se kanë një tjetër orientim.

Çedomir Jovanoviç, drejtues i Partisë Liberal-Demokratike u tha mediave se ai do të dalë në fushatë  për t’i thënë të vërtetën popullit të tij lidhur me Kosovën. 

Sipas tij, Kosova duhet pranuar si e pavarur dhe çdo rrugë tjetër që refuzon këtë realitet do të ishte e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen e Serbisë.

Jovanoviç shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë pasuan me heshtjen e Beogradit dhe kjo qasje vë në pikëpyetje ardhmërinë e vendit.

“Nuk do ta gënjej popullin për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim.”-  ka thënë Jovanoviç.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *