Kryeministri Edi Rama i paraqiti Asamblesë së Partisë Socialiste ndryshmet e reja në kabinetin qeveritar.
Ndryshimet në qeveri:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – largohet Delina Ibrahimaj, zëvendësohet nga Ervin Mete.
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – largohet Olta Xhaçka, zëvendësohet nga Igli Hasani.
Ministër i Arsimit dhe Sportit – largohet Evis Kushi, zëvendësohet nga Ogerta Manastirliu.
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – largohet Frida Krifca, zëvendësohet nga Anila Denaj.
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – largohet Ogerta Manastirliu, zëvendësohet nga Albana Koçiu.
Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimën e Biznesit – largohet Edona Bilali, zëvendësohet nga Delina Ibrahimaj.
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Arbjan Mazniku.