Dr. Paul Burton, zyrtari mjekësor i kompanisë farmaceutike “Moderna”, beson se firma do të prodhojë një vaksinë efikase kundër kancerit në vitin 2030-të.
“Moderna” krijoi një nga vaksinat kryesore ndaj koronavirusit, ndërkohë që doktor Burton sqaroi se po punohet për kura ndaj tumoreve, sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre autoimune.
“Ne do ta kemi atë vaksinë dhe do të jetë shumë efektive dhe do të shpëtojë qindra mijëra, nëse jo miliona jetë. Mendoj se do të jemi në gjendje të ofrojmë vaksina të personalizuara kundër kancerit dhe kundër llojeve të ndryshme të tumoreve për njerëzit në mbarë botën.” – theksoi Burton.