“Tuttomercatoweb” raporton se Napoli prej muajsh është në bisedime me Ardian Ismajlin. Napoletanët kërkojnë të afrojnë mbrojtësin e kombëtares shqiptare për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që interes për të kanë shfaqur dhe Roma me Sasuolon.
Vetë mbrojtësi i Empolit shmangu komentet duke u shprehur se ai nuk merret me këtë çështje. Ismajli thekson se agjenti i tij, Pini Zahavi është i vetmi person i miratuar prej tij për t’u marrë me të tilla procedura ndërsa ai mbetet i fokusuar vetëm te klubi aktual dhe te kombëtarja e Shqipërisë.
Mediat në Itali kanë cituar një tjetër menaxher të njohur si Serxho Mezi i cili u shpreh se Napoli ka interes konkret për Ismajlin dhe shanset që ai të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhshëm janë të mëdha.
Kartoni i Ismajlit vlerësohet nga 12 deri në 15 milionë euro.