Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një intervistë për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung deklaroi se Kosova gjatë muajit dhjetor do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti theksoi se Kosova do i bashkohet Ukrainës, Moldavisë dhe Suedisë në aspiratën për të qenë pjesë e unionit evropian.
Kurti u pyet po ashtu për kompromisin e arritur për çështjen e targave. Kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh se marrëveshja e arritur është një premisë e mirë në rrugën e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces i cili duhet të përmbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve. Kurti shtoi se pritshmëritë janë që ky proces të përmbyllet deri në pranverën e vitit 2023.
I pyetur për Asosacionin e komunave me shumicë serbe, Kurti tha se është e pakuptimtë të flitet për këtë çështje për sa kohë nuk ka normalizim raportesh mes dy vendeve dhe për sa kohë që Serbia refuzon të njohë Kosovën si shtet.