Gjysmëfinale dramatike në Bernabeu me Realin e Madridit që kalon në finale pas një pëmbysje në minutat e fundit.

Bavarezët shënuan të parët me Dejvis që realizoi një supergol me një të djathtë diagonale.

Kur u duk se Bajerni preu biletën e finales, Reali nxjerr sërish në pah stofin e tij.

Nojer kreu katër pritje shpëtimtare, por në gabimin e parë i dhuroi mundësinë e golit për Hozelu të futur si zëvendësues dhe sulmuesi nuk fal duke barazuar shifrat.

Reali merr krahë dhe kalon në epërsi sërish me Hozelu në kohën shtesë.

Në limitet e shtesës Bajerni shënën me De Ligt, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, episod për të cilin bavarezet protestuan gjatë tek arbitri Marshiniak.

Reali i Madridit do të përballet në finale me Borusian e Dortmundit në kërkim të Championsit të 15-të në histori.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *