Ndeshja e basketbollit mes Vëllanznimit të Gjakovës dhe Trepçës së Mitorivicës ka dhuruan një moment mjaft të veçantë. Para fillimit të sfidës, në sallën e pallatit të sportit në Gjakovë u vendos në sfond himni i Kosovës, i cili fillimisht u kontestua me vërshellima të shumta të cilat më pas i lanë radhën këndimit në kor nga të gjithë të pranishmit të himnit kombëtar. Himni i Kosovës duket se nuk po zë rrënjë në botëkuptimin e shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit të cilët me sa duket njohin vetëm një himn.
