“Tuttomercatoweb” raporton se Al-Rajan në Katar i ka ofruar kapitenit të Atalantës dhe kombëtares shqiptare një kontratë 3-vjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon.
Oferta ka mbërritur prej ditësh në zyrat e klubit bergamask ndërsa Gjimshiti mori kohën e tij për të vendosur lidhur me të ardhmen.
“Tuttomercatoweb”” shkruan se Gjimshiti ka vendosur të zgjedhë prestigjin para parave.
Ai do të jetë sërish pjesë e Atalantës ndërsa skuadra përgatitet të sfidojë Realin e Madridt në Superkupën e Evropës më 14 gusht.
Këtë sezon Atalanta do të jëtë dhe pjesë e Ligës së Kampioneve me Gjimshitin i cili kërkon të jetë sërish protagonist si lider dhe kapiten.