Agron Malaj, kandidati i Partisë Socialiste u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Matit pasi mori një fitore bindëse në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Po ashtu, Partia Socialiste mori dhe shumicën e vendeve në këshillin bashkiak, me plot 9 vende nga 21 gjithsej.

Ajo çka bie në sy është prania në listën e fituesve për këtë këshill e një kandidati të quajtur Hitler.

Emrin e ish-liderit famëkeq nazist e mban këshilltari i ri bashkiak në Mat, Hitler Kurti, i votuar si përfaqësues i Frymës së Re Demokratike.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *