Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë burimi kryesor i të ardhurave për turizmin në Shqipëri.
Në tremujorin maj-korrik në Shqipëri hynë 1.5 milionë shqiptarë të Kosovës – referuar të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit.
Të dytët renditen italianët me mbi 320 mijë vizitorë në vendin tonë, pasuar nga shtetasit e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
“Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës.“- tha drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.