Nga Mehmet Elezi

Italishtja është gjuhë e madhe e një kombi të madh, të zhvilluar. I ka dhënë njerëzimit kryevepra planetare. Italishtja mund të gërvishtet, por pa rrezik ekzistencial. Megjithatë shteti është në këmbë.

Po gjuha jonë e bukur, e lashtë, unike?
Më e rrezikuar se kurrë në historinë moderne.
Nga globalizmi (i pashmangshëm).
Nga integrimet europiane (të domosdoshme).
Nga snobizmat e mjera shqiptare.
Nga injorantët e diplomuar, që kujtojnë se me përdorë pesë fjalë anglisht, që i dinë edhe lypësit e rrugëve, dëshmojnë kulturë.

Këta të fundit janë njerëz të shtetit. Politikanë, punonjës të medias. Ata që duhet ta mbrojnë të parët shqipen, bash ata e shkelin me këmbë.
E tregtojnë si mall “second hand!”.
Për dy lekë, si fustanët e të vdekurve te Gabi!

Qeveria miraton në heshtje.
Akademikët, institutet, katedrat, kundrojnë në heshtje.
Në sistemin shkollor dhemb më fort anglishtja se gjuha kombëtare, shqipja.
“Gjaku ynë i shprishur” po shprishet edhe më.
Ku humb gjuha shqipe, shuhen shqiptarët.
Bota s’vjen me na ba ADN-në për të thënë: nuk dinë shqip, por janë shqiptarë!

Kambana bie më fort për ne.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *