Nga Agim Morina

Në Shqipëri nuk ka të djathtë të mirëfilltë, që nga rrënimi i regjimit enverist. Ka të majtë të reformuar, ish-Partia e Punës e shndërruar në Parti Socialiste, dhe të majtë të kamufluar që ka rolin e harxhimit të kotë të energjisë së krahut të djathtë politik. Këtë të majtë të kamufluar e krijoi e majta e reformuar, bashkë me nëntokën politike të regjimit të vjetër.

Ky kamuflim u bë që regjimi i mëparshëm të mos ndëshkohet asnjëherë, të mos hapen dosjet kriminale, të mos bëhet lustracioni, që, nëse ishte i domosdoshëm për Gjermaninë Demokratike (Lindore), për Shqipërinë ka qenë jetike. 

Si mundet me qenë i djathtë një që nxjerr në treg territorin e shtetit të vet?

Si mundet me qenë i djathtë një që lejon në krye të kishës një agjent antishqiptar grek?

Si mundet me qenë i djathtë një që fotografohet dhe përkrah një kandidati që ka qenë pjesë e grupeve antishqiptare?

Si mundet me qenë i djathtë një që e ktheu në ankth kthimin e pronave te pronarët e ligjshëm? 

Dhe shumë “si mundet me qenë…” të tjerë që mund të vazhdojnë pafundësisht…

Në zgjedhjet e Shqipërisë nuk humbi e djathta e mirëfilltë, e cila nuk është konsoliduar asnjëherë, por e majta e kamufluar, e bërë tebdil si e djathtë. Kështu që, fitorja e socialistëve është e vetëkuptueshme. Populli shqiptar e kuptoi më në fund se para çfarë zgjedhjesh po ndodhet çdo katër vjet dhe mes dy të këqijave të majta, po e zgjedh të majtën më pak të keqe. 

Urime popull shqiptar! 

Urime fitoren e majtë e reformuar kundër së majtës së kamufluar! 

U zgjoftë nga gjumi sa më shpejt e djathta e mirëfllitë!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *