Sabiri dhe Abukal shënuan dy herë në pjesën e dytë për Marokun që mori një fitore historike ndaj Belgjikës me shumë kualitete. Marokenët luajtën si të barabartë ndaj belgëve dhe me kalimin e minutave fituan vetbesimin se mund të fitonin sfidën.
Maroku shkon në kuotën e katër pikëve kundrejt tre të Belgjikës. Në ndeshjen tjetër të grupit F Kroacia me një pikë sfidon Kanadanë që kërkon pikët e para.