Nedim Bajrami nuk i ka golat me bollëk, por i ka me përzgjedhje.
Fantazisti i kombëtares shqiptare shënoi në sfidën e fundit që Sasuolo fitoi në transfertë ndaj Interit duke u konfirmuar si ndëshkuesi i të mëdhave të futbollit Italian.
Si pjesë e Empolit, Bajrami ka shënuar ndaj Milanit, Napolit, Interit, Romës dhe Lacios.
Si pjesë e Sauolos ai ndëshkoi sërish Interin, ndërkohë që i vetmi ekip elitar ndaj të cilit Bajrami nuk ka shënuar mbetet Juventusi.
Nedim Bajrami numëron 15 gola si profesionist, ku 8 prej tyre i ka shënuar në portat e të mëdhave.