Nedim Bajrami po e kërkonte prej kohësh largimin nga Empoli. Mesfushori i kombëtares shqiptare e përmbushi dëshirën e tij pasi mediat italiane e konsiderojnë të mbyllur transferimin e tij në radhët e Sasuolos.

Empoli do të arkëtojë 8 milionë euro nga shitja e Bajramit, ndërkohë që 23-vjeçari shqiptar kalon në një ekip me ambicie më të mëdha.

Bajrami zhvilloi 54 ndeshje me Empolin ku realizoi 7 gola dhe dhuroi 7 asiste.

Sasuolo, aktualisht po kalon një moment mjaft pozitiv ku në fundjavë mori një fitore të thellë 2-5 në transfertë ndaj Milanit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *