Operacionet e kërkim-shpëtimit, krahas viktimave të shumta, po arrijnë të nxjerrin dhe shumë të mbijetuar nën gërmadhat e ndërtesave të shembura nê Turqi. Orët e fundit, grupet e shpëtimit nxorën nga rrënojat një foshnje 1 vjeç e gjysmë që kishte mbijetuar për 53 orë nën rrënoja i ushqyer me gji nga nëna e tij 23 -vjeçare.

Ekipet e shpëtimit dëgjuan zëra në një pallat të shembur në Kahramanmaraş dhe hapën një tunel duke mbërritur te personat e gjallë dhe duke arritur të nxjerrin nga aty Masalin e vogël, i cili ishte pranë nënës së tij Yeliz Kıraçakalı e cila ende nuk është bërë e mundur të nxirret nga rrënojat.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *