Kryeministri i Kosovës shkroi në Fejsbuk se marrëveshja e arritur me prodhuesin turk për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë shënon një hap të rëndësishëm për sigurinë e Kosovës. 

Sipas Albin Kurtit, fabrika e armatimit do të ndërtohet nga partneri turk ndërsa me nisjen e prodhimit pronësia i kalon plotësisht shtetit të Kosovës. 

“Sapo nënshkruam kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), me të cilën po vendosim themelet e industrisë sonë të mbrojtjes.  

MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.

Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore.” – shkroi Kurti.

By Editor