Nga Lutfi Dervishi

Elon Musk është emëruar të drejtojë Departamentin e Eficencës së qeverisë Amerikane. Administrata në SHBA shpenzon 6.5 trilionë dollarë.

Nëse Elon Musk-ut do t’i ngarkohej e njëjta detyrë në Shqipëri, do ta niste nga këto pyetje:

Si ndodhi që administrata shtetërore në Shqipëri, në 10 vjet, mbërriti në 186 mijë punonjës, edhe pse harxhohen miliona euro për digjitalizimin (e-Albania), edhe pse banojnë 500 mijë banorë më pak?

Pse u dyfishua numri i të punësuarve në pushtetin lokal nga 20 mijë në 40 mijë, kur reforma u bë për të ulur numrin e punonjësve?

Pse nuk u rritën pensionet kur reforma e 2014 rriti moshën e daljes në pension?

Pse u rrit çmimi i energjisë kur u ul numri i atyre që nuk paguanin energjinë?

Pse u rrit numri i të punësuarve në ujësjellës dhe u ul numri i orëve të furnizimit me ujë të pijshëm?

Pse, me rënien e kërkesës për banesa, është rritur çmimi i banesave?

Pse është forcuar leku dhe dobësuar euro/dollari?

Pse është i lartë çmimi i naftës kur euro dhe dollari janë “për tokë”?

Pse më shpejt mund të ndërtohet një qytet në Mars se unaza e Madhe 20 km në Tiranë?

By Editor