Nga Enver Bytyçi

Ivica Daçiq është ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. Sot ai ka deklaruar se në Merdare policia serbe ka arrestuar një ushtar të UÇK-së!

Kjo deklaratë na kujton dy momente:

Së pari faktin se nëse është kriter të qenit ish-ushtar i UÇK-së për t’u arrestuar, atëherë duhen shpallur në kërkim 50 mijë ushtarë e policë serbë, të cilët kanë qenë pjesë e një ushtrie, e cila ka kryer genocid në Kosovë. Në krye të kësaj liste duhet të jetë ish-ministri i Milosheviçit, sot president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pas tij ish-zëdhënësi i kasapit të Ballkanit, pra dora vetë, Ivica Daçiq!

Së dyti, deklarata e Daçiq rëndon pozitën e Baton Haxhiut, sipas të cilit “nuk ka çfarë të kërkojmë për krimet serbe në Kosovë, kur kanë kaluar mbi 20 vjet nga ajo kohë”. Ndërsa Batoni kërkon të falen kriminelët serbë, shefi i tij në Beograd ndëshkon shqiptarët për atë çfarë kanë qenë, jo për atë çfarë kanë bërë!

Kjo politikë konfrontimi e Beogradit nuk dënohet nga aleatët e Kosovës? Çfarë do të kishte ndodhur, nëse Kosova do të bënte të njëjtin akt?! Viktima sanksionohet, agresori mbrohet! Ky është për momentin standardi i dyfishtë i miqve të Kosovës!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *