Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka ashpërsuar gjuhën e tij duke paralajmëruar Albin Kurtin se nëse dërgon policë shqiptarë në veriun e Kosovës, serbët do të rezistojnë me armë. “Asnjëherë nuk ka patur policë shqiptarë në veri të Kosovës dhe nëse kjo ndodh, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë. Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dërgon policinë në veri, mund të ketë konflikte të armatosura dhe këtë e dinë të gjithë.”- deklaroi Daçiq.

Deklarata e Daçiq vjen në kohën kur tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë rritur ndjeshëm pas vendimit të serbëve për braktisjen e institucioneve të Kosovës. Zgjidhja e kësaj krize pritet të jetë temë diskutimi nê takimin e pritshëm mes kryeministrit të Kosovês, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, takim ky i organizuar nga presidenti francez, Emanuel Makron.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *