I këtij qëndrimi ishte kryeministri i Kosovës në një intervistë për “Associated Press” duke theksuar se Ukraina duhet të mbështetet pa kushte në luftën ndaj mësymjes së Rusisë.
Albin Kurti nënvizoi se Serbia dëshiron pikërisht një triumf të Rusisë në Ukrainë për të vënë në jetë synimet e saj të cilat kërcënojnë seriozisht sigurinë dhe paqen në Ballkan.
“Presidenti despotik rus, Vladimir Putin, do të inkurajohej për të vazhduar më tej me përpjekjet e tij për destabilizim, aq më tepër nëse ndihet i suksesshëm në Ukrainë. Unë vërtetë nuk dua të besoj që, në teori, ai mund të fitojë. Por, vetëm ideja që ai mendon se mund ta fitojë luftën, është mjaftueshëm problematike.” – tha ndër të tjera Kurti.