Kryeministri i Izraelit i kërkoi popullit të Iranit të ngrihet në protesta dhe të rrëzojë regjimin e Teheranit.

Sipas Benjamin Netanjahut, Irani është rreziku më i madh rajonal, për shkak të ambicieve të tij bërthamore.

Ai ripërsëriti se Irani i ka kaluar vijat e kuqe duke sulmuar ndërtesat dhe civilët në Izrael.

“Ngrihuni për lirinë tuaj. Ky regjim tiranik dhe shtypës nuk ka qenë kurrë më i dobët se tani. Tani është koha që të ngrini zërin tuaj.

Unë jam me ju. Populli i Izraelit është me ju. Irani nuk ka qenë kurrë më i dobët. Kjo është një mundësi për popullin iranian të ngrihet kundër regjimit,” – tha Netanjahu.

By Editor