Portieri 36 vjecar i Bayernit të Mynihut, Manuel Neuer, bëri të ditur para pak ditësh se kishte fituar betejën me kancerin e lëkurës. Neuer ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale se vitin e kaluar ishte diagnostikuar me kancer të lekurës në fytyrë dhe se i është dashur t’i nënshtrohej tre operacioneve gjatë vitit të fundit.

Gardiani i portës së kombëtares gjermane ndau luftën e tij me kancerin e lëkurës pak ditë pasi në bashkëpunim me tenisten e njohur dhe ish-fituesen e Uimbelldonit Anxhelik Kerber hodhën në treg një linjë produktesh për kujdes ndaj lëkurës.

Neuer u shpreh të merkuren se ishin pikërisht historitë e tyre personale shtysa kryesore që dy sportistët ndërmorën një hap të tillë.

“Ne të dy kemi histori shumë personale kur bëhet fjalë për sëmundjet e lëkurës. Angelique ka hiperpigmentim të shkaktuar nga dielli dhe në rastin tim mu desh te luftoja për një kohë të gjatë me kancerin e lekurës,”- tha ai në një deklaratë për shtyp.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *