Futbollisti shqiptar Anis Mehmeti po kalon një formë fantastike në Angli, por mbetet jashtë Kombëtares së Shqipërisë. Sipas përditësimit të fundit të Transfermarkt, vlera e tij në treg është rritur nga vetëm 1.2 milionë euro në vitin 2023 në 14 milionë euro.
Mehmeti, që luan për Ipswich Town në EFL Championship, ka arritur të lërë pas mesfushorin Kristjan Asllani, i cili aktualisht vlerësohet 13 milionë euro. Ai aktivizohet kryesisht si mesfushor ofensiv në krahët e sulmit, megjithëse pjesën më të madhe të karrierës e ka luajtur si numër 10.
Pavarësisht statistikave të shkëlqyera – 11 gola dhe 8 asistime këtë sezon, duke përfshirë edhe ndeshjet e FA Cup – Sylvinho, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, nuk e ka përfshirë Mehmetin në grumbullimet e fundit.
Ky është një rast i çuditshëm për futbollin shqiptar, ku lojtari më i vlefshëm sipas tregut nuk po ftohet në Kombëtare, duke shkaktuar debate mes tifozëve dhe ekspertëve sporti

