Vendimi u publikua nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç gjatë një konference shtypi në Beograd
Ai e arsyetoi këtë vendim si përmbushje të një detyrimi që rrjedh nga marrëveshjet reciproke me Kosovën të vitit 2011.
“Vendimi në fakt ishte detyrim ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, e cila u referohet targave RKS-së dhe letërnjoftimeve të Kosovës, pranimit të patentë shoferëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme dhe qëndrimi i asaj qeverie ndaj serbëve dhe dialogut.”, shpreh ai.
Targat e Kosovës nuk mund të ekpozoheshin në territorin e Serbisë dhe ato mbuloheshin gjatë qëndrimit në këtë shtet, realitet ky që do të ndryshojë nga 1 Janari I vitit të ardhshëm.