Lajmin e dha Ambasada e Austrisë në Kosovë, e cila njoftoi se nga fillimi i muajit të ardhshëm patentë-shoferët e Kosovës do të jenë të barabarta me ato austriake brenda territorit të Austrisë.
Në njoftim theksohet se njohja vlen për të gjitha kategoritë e patentë-shoferëve, ndërsa ky është finalizimi i një procesi shqyrtimi të nisur që në vitin 2023.

“Kjo do të thotë se patentë-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të vozitjes, nëse qëndrohet mbi 6 muaj në Austri ose vendoset qëndrimi i përhershëm atje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës Austriake në Prishtinë.