Nga Sebastian Zonja

“Është e qartë se anëtarësimi në Bashkimn Evropian mbetet synim strategjik i Serbisë, megjithatë, dua të theksoj se ne duhet të shohim veprime që e dëshmojnë këtë. Reformat janë ato që tregojnë se si Serbia do të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Hapat e radhës që Serbia duhet të ndërmarrë janë shumë të qartë, ku përfshihet liria e medias, lufta kundër korrupsionit dhe reforma zgjedhore. Autonomia e universiteteve duhet të respektohet. E ardhmja e Serbisë në BE varet nga vlerat që ajo zgjedh të ndjekë.” tha kryediplomatja evropiane Kaja Kallas në Beograd.
Pra, merrini pak me radhë:

“Është e qartë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Serbisë, megjithatë, dua të theksoj se ne duhet të shohim veprime që e dëshmojnë këtë. Reformat janë ato që tregojnë se si Serbia do të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Hapat e radhës që Serbia duhet të ndërmarrë janë shumë të qartë, ku përfshihet liria e medias, lufta kundër korrupsionit dhe reforma zgjedhore. Autonomia e universiteteve duhet të respektohet. E ardhmja e Serbisë në BE varet nga vlerat që ajo zgjedh të ndjekë.” tha kryediplomatja evropiane Kaja Kallas në Beograd.

Pra, merrini pak me radhë:

  1. Liria e medias
  2. Lufta kundër korrupsionit
  3. Reforma zgjedhore
    Prej një dekade e më shumë kemi thënë, si në Prishtinë, edhe në Tiranë apo Shkup, të njëjtën gjë – Beogradi me politikat e veta është faktor destabiliteti në rajon.

Asnjë nuk dëgjonte, sepse gjermanët me Angela Merkelin në krye i kishin mirë pipzat me Moskën. Merrnin energji të lirë nga Kremlini, siguri pa kosto nga Amerika dhe treg të madh në Kinë. Pse ta vriste mendjen për Ballkanin tonë?! Mjaftonte dhe tepronte stabiliteti.

Madje, as amerikanët nuk dëgjonin, sepse mjaftonte mos të kishte tensione këtej dhe ishin në rregull. Stabiliteti nënçmon demokracinë, por duke qenë se ne kemi ushtri të fortë, s’e kemi fare bezdi të bisedojmë me këdo.

Ndërkohë, ata që thoshin se Beogradi i Vuçiqit është vatër tensionesh cilësoheshin të marrë, të prapambetur dhe demode. Ndaj, në Tiranë, tipat “cool”, nisën propagandën. Pak vite më parë, Mustafa Nano nisi të dërgonte letra të hapura lart e poshtë në Beograd me DHL-në e Edi Ramës. Baton Haxhiu filloi punë me kohë të plotë në Tiranë dhe sugjeron se Shqipëria s’duhet të jetë e varur nga Kosova. Hashim Thaçi tha “we are not problematic guys”. Edi Rama ndërtoi “Ballkanin e hapur” që shkatërroi bujqësinë, duke na kthyer të varur nga importet. Të gjithë këta e dinin mirë se si ishte situata në Serbi. Edhe evropianët e dinin. Mjafton të dëgjosh edhe sot një gazetar të mirë serb kur tregon me fakte se si është infiltruar krimi në nivelet më të larta të pushtetit; se si grupet paramilitare janë pjesë e politikës rajonale; si korrupsioni është endemik; se si presioni në rajon bëhet për të ruajtur përfitimet e kastës në pushtet…

Sërish, zëdhënësit e bashkim – vllazërimit kanë gjetur një shprehje të bukur për të fshehur agjendën e tyre – edhe atje ka njerëz të mirë, por i ka gjetur halli me qeverinë që kanë!

Do vijë një ditë që një deklaratë kaq e fortë si e kryediplomates evropiane Kaja Kallas do bëhet edhe në Tiranë. Disa do thonë sërish se fajin e ka Saliu pse diplomacia evropiane flet ashtu, ndërkohë të gjithë e dinë se pushteti në Tiranë tashmë është i gjithi në dorën e një Partie, e cila drejtohet nga një person, i cili s’i jep llogari askujt…

By Editor