Kleriku i njohur, Fetullah Gylen ndërroi jetë në një spital në Pensilvani. Ai vuante prej vitesh nga probleme shëndetësore.
Ai u akuzua nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan si organizator i grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016.
Fetullah Gylen ishte mik dhe bashkëpunëtor i Erdoganit deri në vitin 2013 kur nisën dhe përplasjet e forta mes tyre. Gylen ishte drejtues i organizatës “Hizmet” dhe e akuzoi Erdoganin se kishte vendosur në pozita kyçe shtetërore njerëz të korruptuar.
Gylen u largua në ekzil drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndëkohë Erdogan e akuzonte organizatën që ai e cilësonte “Feto” si kërcënimin më të madh për rendin dhe stabilitetin e brendshëm të Turqisë.
Rexhep Taip Erdogan në jo pak raste ka kërkuar nga drejtues të ndryshëm shtetesh që përkrahësit e Fetullah Gylenit të ekstradohen drejt Turqisë.