Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka lënë të kuptohet se ka fituar përplasjen ligjore për Aeroportin e Vlorës ndaj ish-ortakut të tij, Valon Ademi, i cili e kishte paditur në Gjykatën e Tiranës.

Pacolli bën me dije se, pas pezullimit të aksioneve të aeroportit nga Prokuroria e Tiranës, nga dita e sotme është rikthyer normaliteti institucional dhe rendi ligjor në Aeroportin e Vlorës. Sipas tij, kjo situatë i hap rrugë vijimit normal të operimit të aeroportit, pa pengesa ligjore apo administrative.

“Normaliteti është rikthyer”, lë të kuptohet Pacolli në reagimin e tij, duke sugjeruar se drejtësia është shprehur në favorin e tij në konfliktin me ish-ortakun Ademi.

Megjithëse nuk jepen ende detaje zyrtare mbi vendimin e plotë të gjykatës, deklarata e Pacollit interpretohet si një sinjal se çështja ligjore ka marrë një drejtim pozitiv për të dhe se aktiviteti i aeroportit do të vijojë pa ndërprerje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *