Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Dritan Rexhepi u rekrutua në botën e krimit kur ishte student i drejtësisë.

Sipas saj, bosi i drogës kishte kryer dy vrasje me pagesë gjatë kohës kur ishte student.

“Ishte një djalë që jetonte në Vlorë, punonte me babain e tij, që kishin një biznes shitje. Bashkë me motrën e tij. Dritan Rexhepi konkurroi për t’u bërë student i drejtësisë. Në kohën që u pranua në universitet ai përfshihet në botën e krimit dhe kryen vrasjen e parë me pagesë, dy policë në 1998 në Fushë Krujë. Ishte rasti i parë që Rexhepi skedohej nga policia.

U arrestua pas shumë përpjekjesh në afërsi të hotel Tiranës. U dërgua në paraburgimin e Durrësit, duke e marrë në pyetje nga Arben Frashëri, një oficer i jashtëzakonshëm policie.

Dritan Rexhepi në një moment që prokuroria dhe policia dolën nga zyra ai mori dosjet, pallto cfarë kishte aty e shiti veten si oficer policie dhe u largua pa gjurmë dhe që nga ai moment ai ka qenë një hije për autoritetet shqiptare” – tha Lala në News 24

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *