Nga Agim Morina

Mbas një goditjeje, që i gjeti në befasi nga demonstratat e viit 1981, anëtarët e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë u mobilizuan kundër “nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar”. Që nga autoritetet  federative e deri te kryesitë e bashkësive lokale ata nisën me “telegrame përkrahëse” që ia dërgonin kryesive të Kosovës e të Jugosllavisë, përkrahnin fjalimin e akëcilit politikan që shfrynte kundër “irredentës shqiptare”. 

Brezi im nisi me i mësu disa fjalë krejtësisht të panjohura deri atëherë: “irredentizëm”, “separatizëm”, “nacionalizëm”, ”vetëqeverisje” etj. U dendësu përdorimi i parullave për bashkim-vëllazërimin, ruajtjen e vlerave socialiste dhe unitetin e partisë me popullin. Aparatçikët e partisë që ishin rahatu nëpër poste të ndryshme përvolën mangët e provuan me i dalë në ndihmë Partisë, sepse mosveprimi dhe heshtja nënkuptonte që “ishe me armikun”. Duhej me dëshmu kush me kënd ishte. Ishte hapur fronti tashmë. 

Kjo shtresë nuk donte me pranu se Sllovenia, që në krahasim me Kosovën, kishte qenë tri herë më e përparuar në vitin 1945, në vitin 1981 ishte pesë herë më përpara. Ky dallim tregonte se Kosova ishte diskriminu qëllimisht e me plan gjatë gjithë zhvillimit ekonomik të Jugollavisë. 

Një gjë duhet të vërehet me kujdes: një luftë  ngjashme propagandistike kundër një ideje të bashkimit të shqiptarëve vazhdon edhe sot në trajta të ndryshme. Natyrisht, tash gjuha nuk është haptazi kërcënuese, nuk ka parulla komuniste, por zhvlerësimi, anashkalimi dhe qortimi kanë mbetë gati të njëjta. Nuk bëhet fjalë më për kujdesin ndaj autoriteteve federative jugosllave, por për një stërkujdes ndaj autoriteteve ndërkombëtare. 

Këto “telegrame përkrahëse” që po i publikojmë më poshtë janë shkru nga ndonjë aparatçik i vetmuar në zyra e partisë së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe nuk shprehin në asnjë mënyrë vullnetin e popullit shqiptar të kohës. Sidoqoftë, nëse në atë kohë këto telegrame kanë tingëllu tepër serioze e kërcënuese, tash munden me u lexu si tekste komike e naive. A nuk asht ky proces normal i historisë, qysh e thoshte Marxi, që një herë ndahemi nga e kaluara me tragjedi e pastaj me komedi? E, pra, qe tragji-komedia.

*  * * 

Gazeta “Rilindja”, 27 mars 1981

“NGA TË GJITHA ANËT E KOSOVËS PO ARRIJNË TELEGRAME

ENERGJIKISHT DËNOHEN DEMONSTRATAT

«Energjikisht i gjykojmë demonstratat të cilat janë të drejtuara kundër sistemit tonë socialist vetëqeverisës dhe kundër interesave të të gjitha kombeve dhe kombësive. Ndaj, më të fortë se kurrë qëndrojmë në rrugën e LKJ, në rrugën historike të Titos, që është edhe rruga jonë» thuhet në telegramin e xehetarëve të «Trepçës» nga Stari Tërgu.

* * *

Punëtorët e Industrisë së konfeksionit dhe të trikotazhit «Napredak» të Gjakovës shprehin bindjen e tyre të thellë se do të përballohen të gjitha vëshlirësitë dhe se do të mbesin besnikë në rrugën velëqeverisëse socialiste, të cilën e trasoi shoku Tito dhe Lidhja e Komunistëve.

* * *

«I dënojmë ashpër aktivitetet e elementëve armiqësorë dhe do të vazhdojmë me vendosshmëri në realizimin e porosive të Titos» thonë punëtorët e kombinatit të pambukut «Emin Duraku» të Gjakovës.

«Ne komunistët dhe njerëzit punonjës të «Progres-eksportit» i dënojmë ashpër përpjekjet antivetëqeverisës dhe antisocialiste që kanë pë qëllim shkatërrimin e vëllazërimit e bashkimit dhe në këtë mënyrë shprehim gatishmëri në tonë të plotë që me të gjitha mjetet të mbrojmë frytet e revolucionit tonë.

* * *

Komunistët, punonjësit dhe qytetarët e Bashkësisë lokale Shala e Bajgorës, energjikish dënojnë përpjekjet armiqësore dhe shprehin gatishmëri pë mbrojtjen e rregullimit tonë shoqëror, vëllazërmit e bashkimit dhe fryteve të tjera të revolucionit. Jemi gjithnjë të gatshëm dhe të vendosur që të ecim më tej në rrugën e Tito dhe të Lidhjes së Komunistëve.

* * *

«Gjykojmë çdo veprimtari dhe aktivitet që është i drejtuar kundër bashkësisë sonë vetëqeverisëse, të barabartë të kombeve dhe kombësive të vëllazëruara dhe do të angazhohemi gjithnjë në zbalimin e qëndrimeve të forcave tona të organizuara socialiste» thuhet në telegramin e organizatës punonjëse «Buduqnost» të Serbicës.

* * *

Në telegramin që arriti nga qendra shkollore «Nikolla Teslla» e Leposaviqit thuhet se demonstratat hasën në gjykimin e plotë të nxënësve dhe personelit arsimor të kësaj qendre dhe se u bashkohen përpjekjeve të shoqërisë për vazhdimin e rrugës së Titos dhe të ndërtimit tonë të pavarur socialist vetëqeverisës, ballëhapur në rrugën e vetme të Titos.

***

«Ne, punëtorët e Titos. punëtorët vetëqeverisës anëtarët e Lidhjes së Komunistëve, shqipëtarët, serbët, malazezët e të tjerët, unanimisht i gjykojmë aksionet armiqësore, përkrahim plotësisht qëndrimet e dy kryesive dhe të organizatave shoqërore-politike dhe jemi konsekuentë në zbatimin e tyre. Fjalët e kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës, shokut Xhavid Nimani janë fjalët e tërë popullit punonjës të Kosovës, të cilat, të jeni të bindur, se do t’i zbatojmë me përpikëri» thuhet në telegramin e «Ballkanit» të Suharekës.

***

Në telegramin që arriti nga Konferenca Komunale e LK të Mitrovicës thuhet se «komunistët, klasa punëtore dhe njerëzit punonjës e qytetarët të kësaj komune energjikisht i hedhin poshtë qëllimet e elementëve nacionalistë armiqësorë», dhe shprehim përkrahje maksimale e gatishmëri për mbrojtjen e fryteve të revolucionit. dhe të vëllazërimit e të bashkimit si vlerën më të shtrenjtë.

***

«Dënojmë çdo aktivitet armiqësor, e jemi të gatshëm si kurdoherë që të japim kontribulin tonë në betejën kundër çdo veprimtarie armiqësore.

Qytetarët dhe të gjitha strukturat shoqërore-polilike të Bashkësisë I lokale në Prishtinë, vendosmërisht gjykojnë sulmin armiqësor ndaj bashkësisë sonë, dhe unikë në kursin e LKJ, me të gjitha forcat vendosmërisht do të ballafaqohen me çdo armik të jashtëm a të brendshëm».

* * *

Komunistët dhe punonjësit e industrisë së tekstilil «Printeks» të Prizrenit, në tubimet e tyre unanimisht gjykuan aktivitetin armiqësor dhe u dhanë përkrahje të plotë qëndrimeve të Kryesisë së KSA të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor.

***

«Kemi përforcuar radhët tona dhe të paluhatshëm qëndrojmë në rrugën e Titos. Shprehim përkrahje maksimale dhe gatishmëri për mbrojtjen e fryteve të revolucionit dhe të bashkimit e vëllazërimit» thuhet në telegramin e Konferencës Komunale të LSPP të Mitrovicës.

***

Në telegramin që e dërguan nga xeherorja «Kopaonik» të Leposaviqit thuhet: «Plotësisht i përkrahim masat që po ndërmerren nga forcat e organizuara socialiste dhe dënojmë çdo përpjekje të drejtuar në shkatërrimin e vëllazërimit e të bashkimit të kombeve e të kombësive tona. Do t’i zbatojmë plotësisht të gjitha detyrat në realizimin e veprës dhe të porosive të shokut Tito. Nuk do të lejojmë situatë e cila mund ta rrezikojë vëllazërimin dhe bashkimin e kombeve dhe të kombësive tona».

* * *

«Unanimisht i gjykojmë të gjitha aktivitetet armiqësore të cilat janë të drejtuara kundër interesave të klasës punëtore, kundër bashkimit dhe vëllazërimit të kombeve dhe të kombësive dhe kundër bashkësisë së gjerë socialiste vetëqeverisëse. Në këtë mënyrë shprehim gatishmëri për mbrojtjen e unitetit dhe të bashkëjetesës sonë. Do t’i kryejmë plolësisht të gjitha detyrat partiake dhe detyrat në zhvillimin e procesit të prodhimtarisë» thuhet në telegramin që arriti nga «Sharri» i Hanit të Elezit. “

***

«Ne punëtorët e Fabrikës së gypave spiralë të Ferizajt në mënyrë plebishitare dënojmë dhe gjykojmë tendencat antisocialiste dhc antivetëqeverisëse dhc pa rezervë përkrahim qëndrimet e Kryesisë së KSA të Kosovës dhe Kryesisë së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës».

***

Në telegramin e organizatave shoqërore-politike dhe të Kuvendil Komunal të Suharekës thuhet: «Meqë demonstratat janë vepër e armikut të jashtëm dhe të brendshëm me qëllim të shkatërrimit të unitetit tonë, i gjykojmë këto aktivitete destruktive dhe jemi të bindur se qëllimet armiqësore kurrë nuk mund të realizohen pasi jemi të lidhur ngushtë me idetë, porosilë dhe veprën e Titos, të cilat përherë na obligojnë të jemi konsekuentë në ndërtimin e mëtejmë të sislemit tonë velëqeverisës socialist, në ruajtjen e vëllazërimit dhe bashkimit, si fryti më i rëndësishëm dhe më i shenjtë i revolucionit. Fjalët e shokut Xhavid Nimani u përcollën me interesim shumë të madh nga të gjithë pjesëtarët e kombeve dhe kombësive tona.

***

«Energjikisht i gjykojmë demonstratat dhe qëllimet e elementëve nacionalistë e armiqësorë dhe si gjithnjë më parë të paluhatshëm qëndrojmë në linjën e Titos. Shprehim vendosmërinë dhe gatishmërinë lonë të plotë për mbrojtjen e fryteve të LNÇ e të ndërtimit socialist. për çka kombet dhe kombësitë e Krahinës dhanë viktima të shumta» thuhet në telegramin e Këshillit Komunal të LSHL LNÇ të Mitrovicës.

***

«Plotësisht përkrahim fjalimin e shokut Xhavid Nimani dhe jemi në tërësi të mobilizuar për ruajtjen e bashkësisë sonë socialiste vetëqeverisëse duke qenë të galshëm që t’i kundërvihemi çdo grupi dhe aktiviteti i cili tenton shkatërrimin e bashkësisë sonë» shkruajnë punëtorët e ndërmarrjes ndërtimore industriale «Suhareka».

***

Punonjësit e organizatës punuese ndërtimore «Beograd-gradnja», që punojnë në objeklet industriale të termocentraleve «Kosova B» shprehin galishmëri që me konsekuencë ta ruajnë sistemin vetëqeverisës, vëllazërimin e basbkimin dhe frytet e revolucionit tonë socialist.

***

Punonjësit e OP tregtare «Lux» të Mitrovicës shprehin gatishmëri për angazhim të gjithanshëm në kryerjen e detyrave dhe në zbatimin e masave të Kryesisë së KSA të Kosovës dhe të Kryesisë së KK të LK. me qëllim të pengimit të çdo veprimtarie armiqësore.

***

Nxënësit dhe arsimtarët e qendrës arsimore teknike «Boris Kidriç» të Mitrovicës duke gjykuar aklivitetet armiqësore përkrahin unanimisht qëndrimet e forcave tona të organizuara socialiste.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *