Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të zhdukur.

Ngjarja që tronditi opinionin publik u zbulua pasi një nga peshkatarët e zonë gjeti trupin e një prej tre fëmijëve të saj të cilët dyshohet se janë vetëmbytur bashkë me nënën e tyre. 39-vjeçarja Arrazi kishte humbur kontaktet me familjarët të cilët u morën në pyetje nga policia ku deklaruan se Arrazi dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti i saj i cili po ashtu është shoqëruar në policinë e Shkodrës për t’u marrë në pyetje. 

Kërkimet për gjetjen e tre trupave janë përqëndruar në zonën rreth urës së vjetër të Bunës deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërkohë që është kërkuar dhe ndihma e forcave të ushtrisë.

Në kërkime po ndihmojnë dhe peshkatarët dhe banorët e zonës. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *