Nik Gjeloshaj u rikonfirmua si kryetar i komunës së Tuzit në Malin e Zi.
Gjeloshaj drejtonte koalicionin “Forumi Shqiptar” i cili arriti të marrë 18 nga 32 mandatet në Këshillin Komunal të Tuzit duke siguruar një fitore bindëse.
Fitorja e Gjeloshajt u shoqërua me festime të shumta nga shqiptarët e Tuzit.
Nik Gjeloshaj falenderoi shqiptarët për mbështetjen e tyre dhe konfiirmoi se u arrit një fitore bindëse.
“Faleminderit të gjithë votuesve që sot kanë dalë në mënyrë demokratike kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë treguar se malësia do bashkim ,do zhvillim. Shqiptarët vazhdojnë me qeveris, kemi qeveris mirë. Kjo është nota që na kanë dhënë qytetarët e malësisë. Falënderoj të gjithë ata që në kanë përkrah, të gjithë diasporën, shqiptarët kudo që janë për mbështetjen që na kanë dhënë. Edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Fitorja absolute është përgjegjësi më e madhe për ne për të punuar edhe më shumë katër vitet e ardhshme.”- tha Gjeloshaj.