Gazetari i njohur sportiv, Niko Shira, shkroi në rrjetet sociale se Ardian Ismajli, mes shumë ofertave, ka zgjedhur atë të Torinos.
Sipas Shira-s, palët kanë arritur marrëveshjen, ndërsa 28-vjeçari do të firmosë për Torinon për tre sezonet e ardhshme, me një pagë prej 1.1 milionë eurosh në sezon.
Ismajli largohet si lojtar i lirë nga Empoli pas skadimit të kontratës. Ndërkohë, për të pati interesim edhe nga Bolonja, Lacio, Parma, Verona dhe Beshiktashi në Turqi.
Duket se garancia për një vend të sigurt në formacionin titullar e bindi mbrojtësin e kombëtares shqiptare të vijojë karrierën te Torino.