Gazetarët sportivë italianë e zgjodhën mesfushorin e Interit si më të mirin prej italianëve në kampionatin e tyre.
Votimi i gazetarëve në “Fantacalcio” e vendosi Barelan të parin, i ndjekur nga Moise Kean i Fiorentinës.
Nikolo Barela vlerësohet si lojtari me të dhënat statistikore më të mira në paraqitjet e tij deri në këtë fazë të sezonit.
Lista e më të vlerësuarve:
• Nikolo Barela (Inter) – 6,64
• Moise Kean (Fiorentina) – 6,56
• Federiko Dimarko (Inter) – 6,53
• Alesandro Bastoni (Inter) – 6,5
• Mateo Retegui (Atalanta) – 6,44
• Alesandro Buonxhiorno (Napoli) – 6,4
• Aleks Meret (Napoli) – 6,4
• Matia Zakanji (Lacio) – 6,38
• Sebastiano Esposito (Empoli) – 6,36
• Marko Karneseki (Atalanta) – 6,35