Eksperti i merkatos, Nikolo Shira, ka shkruar në rrjetet sociale se Juventusi ka arritur marrëveshje me Edon Zhegrovën për një kontratë 5-vjeçare, me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Sipas Shirës, tashmë Juventusi po përpiqet të finalizojë marrëveshjen me Lilën për kartonin e 26-vjeçarit.

Zhegrova ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin francez, fakt që e favorizon “Zonjën e Vjetër” në negociatat për çmimin e kartonit të tij.

Fillimisht, Lila e kishte vlerësuar kartonin e Zhegrovës në 30 milionë euro, por në rrethanat aktuale Juventusi mund ta sigurojë me rreth 20 milionë euro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *