Marko Millosheviç do të ulet sot në sallën e parlamentit serb pasi arriti të sigurojë mandatin e deputetit në zgjedhjet problematike të 17 dhjetorit të vitit të kaluar.

Në zgjedhjet parlamentare, nipi i Millosheviçit u rendit i treti në listën zgjedhore “Ivica Daçiç-Kryeministër i Serbisë”.

 Ishte një koalicion i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Serbisë së Bashkuar (JS) dhe të Gjelbërve të Serbisë (ZS),

Sakaq, në seancën e parë të parlamentit serb, opozita ka deklaruar se nuk do e njohë legjitimitetin e këtij parlamenti të dalë me vota të blera dhe të manipuluara teksa ka paralajmëruar dhe protesta jashtë sallës së parlamentit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *