Hashim Thaçi pritet të dalë sot para gjykatës në nisje të procesit të dytë gjyqësor ndaj tij, ku akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomat e Specializuara të Kosovësnë Hagë, seanca me deklaratat hyrëse do të zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe do të shënojë fillimin e shqyrtimit të çështjes ku përfshihen edhe disa bashkëpunëtorë të tij.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe personave të tjerë është konfirmuar fillimisht në nëntor 2024 dhe më pas është përditësuar në prill 2025. Të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u atribuohen.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, gjatë periudhës prill–nëntor 2023, Thaçi dyshohet se ka dhënë informacione konfidenciale për dëshmitarë të mbrojtur dhe ka tentuar të ndikojë në dëshmitë e tyre në lidhje me procesin për krime lufte.

Pas deklaratave hyrëse, pritet që prokuroria të paraqesë provat para trupit gjykues, ndërsa seancat e radhës janë planifikuar të zhvillohen në fillim të muajit mars.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *