Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi se sot nis procesi i gjykimit ndaj Milorad Gjokoviç, shtetas serb, i akuzuar për krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.
Ai dyshohet se në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra përreth këtij rajoni, ka kryer krimet e vrasjes, bastisjes, rrahjes, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe depërtimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.
Ndaj GJokoviçit pritet të dëshmojnë dhe 4 dëshmitarë që pretendohet të jenë subjekte të dhunës së tij gjatë viteve 1998-1999.