1 Maji shënon datën kur hyn në fuqi marrëveshja mes dy qeverive shqiptare për lëvizjen e lirë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Marrëveshja vjen në prag të hapjes së sezonit turistik dhe është e vlefshme për 9 muaj të vitit.
Lëvizje pa kontrolle do të ketë në doganën e Vermicës, ndërsa në pikat e përbashkëta të kalimit do të ketë kontrolle rutinore vetëm për dokumentet e identifikimit.
Autoritetet në të dy shtetet shqiptare janë zotuar për zgjatjen e termave të marrëveshjes, e cila synohet të përfshijë 12 muajt e vitit.
Nga të dhënat zyrtare, sezonin e fundit shqiptarët e Kosovës shpenzuan 700 milionë euro në Shqipëri.