Zgjedhësit nga mërgata do të ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë pas rënies së diktaturës.

Platforma Elektronike për Regjistrim (PER) do të jetë platforma që mundëson regjistrimin e votuesve në një proces që do të zgjasë deri në datën 4 mars.

Aplikuesit mund ta gjejnë këtë platformë në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ose mund ta shkarkojnë në pajisje elektronike.

Çdo votues duhet të fotografojë fytyrën si pjesë e procedurës së regjistrimit, për të shmangur votimin familjar ose nga persona të tjerë.

Hapat dhe kriteret për regjistrim

– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;

– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

– Kontratë qiraje ose huapërdorjeje të banesës;

– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmbajnë adresën e banimit;

– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë, gazit, ose elektrike në banesë;

– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit ose telefonisë fikse në banesë;

– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

– Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura, dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor, (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

By Editor